Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se në kundërshtim me zotimet e saj, sot i hapi rrugë me vota, që të ndahen 11 milionë euro nga buxheti i Kosovës për të paguar rrymën e serbëve në veri të vendit.
Në një konferencë për media, anëtari i kryesisë së PDK-së, njëherësh Kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala ka thënë se me këtë vendim të pushtetit të ri, po dëmtohet direkt buxheti i shtetit dhe i cili shkon në kurrizë të qytetarëve të Kosovës.
Sipas tij, nuk mundet që e njëjta qeveri, e cila para 1 jave i anuloi shtesat prej 30 eurove për pensionistët në mungesë të parave, t’i ndaj sot 11 milionë euro për pagesën e rrymës së serbëve në veri të Kosovës.
PDK do ta ftojë në interpelancë parlamentare ministren e Ekonomisë./arbresh.info/
Deklarata e plotë e Shalës:
Faleminderit që keni ardhur në një njoftim aq të shkurtër nga ne por vërtetë zhvillimet skandaloze të ditës së sotme të qeverisë Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo situatë meriton më shumë se një konferencë.
Pa dyshim vëmendjen dhe reagimin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Besoj tashmë të gjithë jeni të informuar për një dëm të madh milionësh që po i bëhet buxhetit të Kosovës, e drejtpërdrejti taksapaguesve të Kosovës.
Ky dëm po vjen pikërisht nga deputetët e Vetënvendosjes të cilët votuan në Komisionin Parlamentar për Ekonomi që të ndahen 11 milionë euro për pagesën e rrymës për serbët në veri të Kosovës.
Ky është vazhdimi i avazit të qeverisë Kurti 1 kur u patën nda 10 milionë euro për pagesën e rrymës së serbëve në veri.
Fatkeqësisht u injorua thirrja jonë në Komision Parlamentar për Ekonomi për të ndal këtë rrjedhje të parasë publike në drejtim të komunave veriore dhe që të gjendet një zgjidhje më kreative.
Ky vendim për të paguar energjinë për serbët e veriut vjen pikërisht në në një situatë të rënduar pandemike ku edhe buxheti i familjeve kosovare po varfërohet çdo ditë.
Këto para të ndara nga buxheti i Kosovës fatkeqësisht po e mirëmbajnë krimin në veri të vendit dhe strukturat paralele atje.
Si dhe financimin e aktiviteteve të paligjshme dhe kriminale për prodhimin e kriptovalutave ku kohëve të fundit ka një rritje të madhe.
Pra, kemi një qeveri dhe parti si Lëvizja Vetëvendosje që i nënshtrohen pa kushte ndaj Serbisë e strukturave kriminale atje edhe pse për 20 vjet e kanë gojën plot kundër Serbisë.
Ky pushtet para 1 jave ndali shtesat prej 30 euro për pensionistët ndërsa sot mori vendim për t’i ndarë 11 milionë euro për pagesën e rrymës në veri të vendit.
Pra qeveria Kurti 1 dhe Qeveria Kurti 2 po ndan në total 21 milionë euro për vitin kalendarik dhjetor 2020 – dhjetor 2021.
Ne si PDK, edhe sot në Komisionin Parlamentar për Ekonomi kemi kërkuar të gjendet një zgjidhje kreative për këtë situatë në mënyrë që të mbretëroj parimi i barazisë së qytetarëve – të paguaj ai që shpenzon.
Prandaj ne si Grup Parlamentar jemi kundër dhe kemi nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të ftuar sa më parë në interpelancë Ministren e Ekonomisë.
Kërkesa jonë do të deponohet të enjten.
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...