Lëvizja Vetëvendosje këtë të premte do të organizojë protestë në Prishtinë kundër korrupsionit, përkatësisht kundër kryeprokurorit të vendit Aleksandër Lumezit, i cili sipas drejtuesve të këtij subjekti politik nuk po i arreston të korruptuarit.
Nga PDK-ja këtë protestë e konsiderojnë ndërhyrje në sistem të drejtësisë dhe dëmtim të imazhit të saj. Deputeti i saj, Hajdar Beqa e ka quajtur këtë praktikë të gabuar.
“Konsideroj se çdo protestë e nivelit të tillë kundër Prokurorisë është ndërhyrje në drejtësi dhe dëmton imazhin e drejtësisë në vend. Mendoj që veprimet e tilla vetëm e dëmtojnë sistemin gjyqësor e prokurorial në vend. Nuk kam parë praktika të tilla që partitë opozitare të dalin me këso kërkesash, ato duhet ta bëjnë punën e vet, por jo në këtë formë, sepse mendoj që është formë e gabuar”, ka deklaruar Beqa, përcjell zeri.info.
Duke folur për rrëzim të mundshëm të Qeverisë, ai ka thënë se nuk është më koha që partitë ta marrin pushtetin përmes këtyre formave. Ai ka shtuar se brenda Qeverisë aktualisht gjithçka po shkon mirë dhe se rrëzimi i Qeverisë nuk do t’i konvenonte as Vetëvendosjes.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës