PDK ka propozuar rezolutë lidhur me Ligjin Anti-Covid dhe punësimin e 1500 profesionistëve shëndetësorë.
Rezoluta eshte propozuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
1. Autorizohet Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që në afatin më të shpejtë kohor të sjellë për miratim në Kuvendin e Kosovës Ligjin Anti-Covid-19.
2. Kërkojmë urgjentisht që Qeveria e Kosovës me vendim të veçantë të rrisë pagat e profesionistëve shëndetësorë, ashtu siç ishte planifikuar me Projektligjin e Pagave, duke përfshirë edhe rritjen sipas kërkesave të infermierëve. Po ashtu, ky vendim duhet të përfshijë të gjithë zyrtarët shtetërorë që po përballen çdo ditë me menaxhimin e pandemisë COVID-19.
3. Ministria e Shëndetësisë të mundësojë punësimin edhe të 1500 profesionistëve shëndetësor, me qëllim të përballjes me pandeminë COVID-19.
4. Sa më shpejtë, të bëhet decentralizimi i testimeve dhe i trajtimit për COVID-19, duke mbështetur komunat në menaxhim të situatës me plan konkret dhe sipas nevojës te angazhohen edhe spitalet private në menaxhim të situatës, duke bërë mobilizim të të gjitha kapaciteteve njerëzore dhe pajisjeve të nevojshme mjekësore.
5. Të licencohen laboratorë nga sektori privat për të bërë testet për COVID-19, me mbikëqyrje strikte shtetërore, duke i obliguar që të raportojnë rezultatet në baza ditore në IKSHPK dhe MSH.
6. Autorizohet IKSHPK që të koordinojë veprimet me organet përgjegjëse në nivel lokal dhe në nivel qendror, për t’u siguruar se të prekurit nga COVID-19 nuk i shkelin kriteret e izolimit dhe masat mbrojtëse./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...