Partia Demokratike në Prishtinë ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka folur për mungesën e kolektorit të ujërave të zeza në lagjen Kalabria dhe zvarritjen e vendosjes së tij nga qeverisjet e deritanishme komunale.
Asambleisti i PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri e konsideroi të pafalshme që të gjitha qeverisjet komunale që kanë udhëhequr deri tani me Prishtinën ua kanë kthyer shpinën qytetarëve dhe i kanë lënë ata të përballen me qindra probleme.
“Po shohim këtu lagjen Kalabria ku qytetarët e saj janë lënë nën kundërmimin e erërave të ujërave të zeza. Premtime të pafundme, i janë dhënë kësaj lagjeje nga të gjitha partitë që kanë udhëhequr me kryeqytetin, si nga LDK-ja ashtu edhe nga LVV-ja. Ndërsa, qeverisja aktuale karakterizohet me zvarritje të pafundme të punimeve, ku 180 ditë të caktuara për secilin projekt të nisur nuk përfundojnë para 3 apo 8 viteve”, tha Retkoceri.
Asambleistja e PDK-së Suzana Vuqitërna Kika tha se mosveprimi nga ana e komunës për vendosjen e kolektorit po e rrezikon jetën e fëmijëve, shëndetin e qytetarëve, shtëpitë e tyre dhe funksionimin e bizneseve në lagjen Kalabria.
“Unë jam e shqetësuar për fëmijët e kësaj lagjeje që dalin të luajnë dhe shkojnë në shkollë në këtë periudhë kur ka reshje të shpeshta të shiut. Ata rrezikojnë të bien në gropat e thella me ujë dhe paramendojeni se çfarë mund të ndodhë.
Kjo gjendje është tejet e rrezikshme për shëndetin e secilit banor të lagjes Kalabria, sepse ekziston rreziku i përhapjes së infeksioneve ose ndonjë epidemie pikërsht nga kundërmimi i ujërave të zeza.”
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe qytetarë të kësaj lagje, të cilët shprehën shqetësimin e tyre për rrezikun që u kanoset çdo ditë.
PDK në Prishtinë kërkon nga qeverisja komunale që ta përfundojë kolektorin mbi lumin lumin Mat dhe lumin Prishtina brenda këtij viti./arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare