Ka kohë që përflitet, e shpesh vjen në qendër të vëmendjes një hyrje e PDK-së në Qeverinë Hoti.
Edhe tash është aktuale tema e përfshirjes në ekzekutiv e partisë që drejton Kadri Veseli.
Madje për deputetin nga ky subjekt, Mërgim Lushtaku, kjo nuk është e pamundur që të ndodhë, njofton Klan Kosova.
“Është e vështirë, por jo e pamundur”, është shprehur ai në Edicionin Special.
“Mbi të gjitha ka qenë vendim i partisë dhe i organeve të PDK-së që të jemi opozitë dhe të angazhohemi për të mirën e vendit nga opozita”.
Sa i përket çështjes së presidentit të ri të vendit dhe mundësisë që ai të jetë përsëri nga PDK, Lushtaku ka thënë se është çështje që nuk duhet paragjykuar rreth saj.
“Vendimet i marrin organet. Nuk e kemi pas temë në parti këtë”.
Për Lushtakun më e parapëlqyer do të ishte sikur presidenti përsëri të vinte nga UCK, sikur që është presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi.
“PDK, ADN-në e saj e ka në UÇK dhe besoj që çdo lidhje është më mirë të jetë me këtë kod. Në PDK i kemi të gjitha profilet”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...