Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme ku po zgjedhen strukturat e reja partiake për jetësimin e platformës politike të kryetarit Kadri Veseli në Dekadën e Re.
Nga 1200 nëndegë sa ka PDK-ja, deri këtë të diel janë mbajtur zgjedhjet në 200 prej tyre, ndërkaq pjesëmarrja e qytetarëve në gjitha kuvendet shihet të jetë e madhe, ku më shumë se 10 mijë qytetarë kanë marrë pjesë deri tani në procesin zgjedhor.
Gjatë dy ditëve të këtij vikendi janë mbajtur 50 kuvende zgjedhore në komuna të ndryshme, ku pjesëmarrja e qytetarëve të interesuar për tu bërë pjesë e PDK-së në Dekadën e Re është shumë e madhe.
Në nëndegën e lagjes Arbana në Prizren kanë marrë pjesë 256 delegatë të profileve të ndryshme.
Procesi zgjedhor po vazhdon në të njëjtën kohë në të gjitha degët e PDK-së nëpër Kosovë, ndërsa në vazhdimësi PDK-së po i bashkëngjiten profile të ndryshme të intelektualëve, profesorëve dhe shumë profile të reja.
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...
Federata Evropiane e Gazetarëve pezullon llogarinë në platfo...