Partia Demokratike e Kosovës mbështet propozimin që në Kosovë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.
Këtë e ka bërë të ditur i pari PDK-së, Kadri Veseli, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se thënë se gjendja e jashtëzakonshme duhet shpallur edhe nëse arrihet të shpëtohet një jetë.
“Si rezultat i përhapjes së pandemisë është krijuar gjendje e jashtëzakonshme në vend pavarësisht nëse e shpallim ne ose jo. Është në dorën e deputetë për ta kaluar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Nëse edhe një jetë arrijmë ta shpëtojmë ja vlen në vendim i tillë, nuk është koha për protagonizëm politik. Partia Demokratike e Kosovës do ta mbështes propozimin për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në tërë vendin”, ka thënë ai.
Veseli ka thënë se masat e marra nga Qeveria nuk janë të mjaftueshme.
“Masat që janë ndërmarrë deri tani nga Qeveria e Kosovës nuk janë të mjaftueshme, me pa afërsinë e saj menaxhuese .Moskontrolli i atyre që vinë nga jashtë Kosovës është gabim I rëndë, mos vendoja e tyre në karantinë paraqet rrezik për qytetarët”, ka shtuar Veseli.
Ai ka kërkuar ndihmë për ekonominë dhe sektorin privat në vend.
Kujtojmë që pasditen e së martës presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar që në vend të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak ta pandemisë por kjo nuk gjeti përkrahje nga Qeveria e Kosovës./arbresh.info/
Rama për Veliajn në SPAK: Hetimi nuk të bën fajtor
Tre të lënduar nga aksidenti në “Arbër Xhaferi”, autostrada ...
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë