Google ADS

PDK përfshin në koalicion edhe demokristianët

22:51 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Partia Demokratike e Kosovës ka nënshkruar sonte në mbrëmje koalicion parazgjedhor edhe me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, pasi gjatë ditës kishte nënshkruar marrëveshje edhe me shtatë subjekte tjera politike. Lajmin e ka bërë të ditur PDK, nëpërmjet një njoftimi.
Pas nënshkrimit të koalicionit me krerët e PSHDK’së, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Fillimi i Ri do të sjell perspektivë të sigurt ekonomike dhe integruese për Kosovën.

“Unë jam jashtëzakonisht i nderuar në rend të parë që e bëmë një marrëveshje e cila do ti shërben Kosovës për një Fillim të Ri. Për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, për një Kosovë industriale, për një Kosovë ku të rinjtë tanë do ta kenë perspektivën e tyre, me një ekonomi edhe një herë e përsëris, se ky do të jetë prioriteti ynë. Dhe nw të njëjtën kohë me njerëz të cilët marrin përgjegjësinë për shtetin vet, ku veçanërisht gratë dhe të rinjtë kanë perspektivën dhe shanset e barabarta, me privilegj, që të jenë të integruar në tërësi në përgjegjësit tona për ndërtimin e shtetit tonë”, citohet të ketë thënë Veseli.

Kreu i PDK’së tha se populli i Kosovës dhe shteti ynë janë të orientuar pro vlerave perëndimore dhe integrimeve euroatlantike, qëllime këto të cilat sipas tij, mund t’i arrijë vetëm koalicioni me programin qeverisës Fillimi i Ri, bën të ditur njoftimi.

“E kam filluar këtë ditë të sotshme të mbarë me këto koalicione, duke thënë: Kosova është perëndimore, kjo është natyralitet i jonë nga vijmë ne. Kosova është evropiane dhe Kosova do të mbetet gjithmonë e tillë dhe populli i Kosovës është krenar me identitetin e vet kombëtar dhe do të vazhdoj ta qoj vendin e vet përpara, në atë mënyrë që integrimet euroatlantike të jenë prioritet i yni i përbashkët, edhe si koalicion i partneritetit edhe qëllim dhe përcaktim i popullit tonë”, tha Veseli.

Krerët e PSHDK-së pasi iu bashkuan platformës qeverisëse Fillimi i Ri, kanë deklaruar se koalicioni me PDK-në është koalicioni më i natyrshëm dhe do t’i sjellë Kosovës të ardhme të sigurt.

“Qëllimi i këtij koalicioni është që Kosovën ta avancojmë më tutje kryesisht në aspektin ekonomik, sepse vërtetë kemi shumë nevojë të ndryshojmë gjendjen të cilën e kemi sot”, ka thënë nënkryetari i PSHDK-së Zef Morina.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme