Lëvizja Vetëvendosje thotë se marrëveshjet e dëmshme eventuale që mund të vijnë nga dialogu me Serbinë, do të kundërshtohen nga Qeveria e Kuvendi.
Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës, Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, e sheh si mundësi që VV-ja ta dërgojë vendin në zgjedhje vitin e ardhshëm.
Këta të fundit, thonë se marrëveshjet që janë nënshkruar më herët, do të përpiqen që t’i shqyrtojnë, në mënyrë që sipas tyre, Kosovës t’i mundësohet një pozicion i qartë në kërkesat e saj.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, thotë se rrëzimi i Qeverisë Kurti në emër të dialogut mund të sjellë pasoja të mëdha politike për subjektet tjera, duke përmendur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti 1 vitin e kaluar.
Tutje ai ka thënë se Kosova është i hapur për dialog, duke shtuar se është interes i paqes për Ballkanin Perëndimor, e që të përafrohet sa më shumë vlerave evropiane.
“Në fakt nuk besoj dhe nuk do duhej të mendohej nga asnjë palë në Kosovë. Fakt ne gjithmonë pretendojmë që kundërshtimet të kemi nga Serbia dhe në asnjë masë nuk do duhej që në Kosovë, subjektet politike ta shfrytëzojnë këtë, sepse është tentuar një kohë që në emër të dialogut të rrëzohet Qeveria Kurti dhe pastaj është marrë mesazhi nga votuesit”, tha ai.
Teksa ka folur për një marrëveshje finale me Serbinë, deputeti i VV-së, thotë se një gjë e tillë e dëmshme për Kosovën nuk do të vijë, duke shtuar se marrëveshje të tillë do ta kundërshtojnë në Qeveri dhe në Kuvend.
Është e pamundur të ratifikohen në përbërjen e këtij Kuvendi marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Në Lëvizjen Vetëvendosje e kemi zgjidhur dilemën e parë që të pamundësohet qoftë përmes Qeverisë ose Kuvendit të kalojnë marrëveshje të dëmshme për Kosovën, dhe për këtë zotohemi dhe do të zbatojmë këtë deri në fund”.
Për marrëveshje siç i quan ai të dëmshme, thotë se i kanë trashëguar tash e sa kohë, për të cilat thotë se janë marrëveshje që janë nënshkruar me shpejtësi të madhe. Për këtë, ai thotë se janë duke bërë përpjekje për t’i shqyrtuar zbatimin e atyre marrëveshjeve.
Por, të kundërtën po e thotë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.
Sipas tij, Asociacioni është njëri ndër pretekstet e ikjes së mundshme të Kurtit në pranverën e ardhshme, duke theksuar se ka edhe probleme tjera siç janë energjetike, problemet sociale dhe ekonomike.
“Asociacioni është njëri ndër pretekstet e ikjes së mundshme të Kurtit në pranverën e ardhshme, por janë edhe problemet tjera energjetike, sociale dhe ekonomike të cilat Qeveria Kurti po ballafaqohet dhe praktikisht po tregohet që nuk ka fare zgjidhej për këto probleme”, deklaron ai për EO.
“Konsiderojë që Qeveria Kurti është ajo që merr këtë përgjegjësi në çfarëdo situate qoftë dhe ne si PDK konform rrethanave do të jemi koshient por përgjegjësia është e Qeverisë Kurti. Nëse do të kemi zgjedhje do të thotë Qeveria Kurti është ajo që po ikë”, ka thënë Shala.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit