Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar për sot me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell.
Veseli në një konferencë për medie ka bërë t ditur se ky takim është i pakuptimit derisa në vend ende nuk është krijuar Qeveria e re, shkruan arbresh.info.
“Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson lartë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Bashkimit Europian që i ka ofruar Republikës së Kosovës në të gjitha periudhat e ndërtimit dhe konsolidimit të shtetësisë së saj. Ne i mirëpresim vizitat e çdo zyrtari të lartë evropian në vendin tonë. Ne i çmojmë përpjekjet dhe përfshirjen në normalizimin dhe avancimin e komunikimit fqinjësor mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Lidhur me takimin e sotëm të thirrur nga Zyra e BE-së në Kosovë mes Përfaqësuesit të lartë z. Borell me udhëheqës të partive politike, unë si kryetar dhe PDK-ja nuk do të marrim pjesë në këtë takim si gjest politik”, ka thënë Veseli.
Ai ka shtuar gjithashtu se kjo mos prezencë të kuptohet si alarm se dialogu ka degraduar viteve të fundit.
“ Kërkojmë që mosprezenca jonë të kuptohet edhe si alarm se procesi i dialogut viteve të fundit ka degraduar si edhe nga mungesa e qëndrimit me pro-aktiv e determinues te BE-së si ndërmjetëse e këtij procesi. Kosova ka treguar në të kaluarën përkushtimin e saj në këtë proces. PDK-ja, pas krijimit të institucioneve të reja, në bazë të Kushtetutës dhe vullnetit të qytetarëve, është e gatshme të angazhohet në proces për të arritur një marrëveshje historike. Takimi i sotëm si dhe ndërlidhja e dialogut me procesin e formimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës është i dëmshëm dhe ndarës. Ky nuk i kontribuon vet procesit të dialogut duke krijuar një klimë të brendshme mosbesimi mes palëve dhe nuk i kontribuon për vetë epilogun e procesit”, ka shtuar ai.
I pari i PDK-së ka përmendura edhe mos liberalizimin e vizave teksa ka kërkuar nga VV e LDK të marrin përgjegjësit e kërkuara.
“ Përmes mospjesëmarrjes sonë në takimin e sotëm, shprehim shqetësimin tonë të thellë para Përfaqësuesit të Lartë të BE lidhur me mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, përkundër plotësimit të të gjitha kritereve të kërkuara dhe premtimeve të mos realizuara. Ky veprim po përjetohet si një qëndrim diskriminues dhe aspak i arsyetuar, që po krijon ndjesi getoizimi te qytetarët e Kosovës duke na vë në pozitë të pabarabartë me Serbinë. Ne ftojmë Lëvizjen Vetëvendosje si fituese si parti e parë dhe partnerin e saj paraelektoral të mos e dëmtojë nga brenda procesin e mirëbesimit politik dhe rendin kushtetues, dhe të mos e cenojë sovranitetin e vendit jashtë duke përfshirë në mënyrë të dëmshme partnerët ndërkombëtar. Këto parti duhet ti marrin përgjegjësitë që kanë premtuar para qytetarëve dhe t’i përmbushin pritjet që projektuan këto dy parti”, ka përfunduar Veseli./arbresh.info/
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...