Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka konfirmuar se u ka dërguar ftesa partive politike shqiptare, që të marrin pjesë në tryezën e së premtes të organizuar nga ata.
Ndonëse shumica e subjekteve politike kanë shprehur interesim t’i përgjigjen kësaj ftese, Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka marr një ftesë të tillë.
Kështu së paku ka thënë Sekretari i PDK-së, Basri Musmurati në një prononcim për Indeksonline.
“Deri sot në ora 16:00 nuk kemi marr ftesë, nuk e di çka ka ndodhë më vonë”, ka thënë ai.
I pyetur se nëse marrin ftesë, a do të marrin pjesë në këtë tryezë, ai tha se do të shikojnë si do i përgjigjen ftesës.
“Nuk e di a do të marrim pjesë nëse ftohemi, do të shikojmë si do t’i përgjigjemi ftesës”, tha Musmurati.
Kujtojmë se dje është raportuar se Vetëvendosje do t’i ftojë në tryezën e titulluar “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve” të gjitha partitë politike në vend, me përjashtim të Listës Serbe.
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...