Google ADS

PDK: Nuk ka kryetar tjetër në këtë parti, përpos Kadri Veseli

14:59 | 15 Korrik 2020
L G

Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi i ka quajtur spekulime dashakeqe raportimet për një kryetar të ri në PDK.

Ai i ka demantuar të gjitha këto raportime në media, derisa ka thënë se PDK-ja e ka liderin e saj që është Kadri Veseli.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka kryetarin dhe liderin e saj politik Kadri Veseli. Spekulimet dashakeqe se në Partinë Demokratike të Kosovës janë duke u diskutuar emra për të zëvendësuar Veseli, janë tërësisht të pavërteta!”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme