Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvend, Memli Krasniqi thotë se demarkacioni me Malin e Zi nuk i ka votat për ratifikim në Kuvend.
“A do të jenë të mjaftueshme këto vota nuk jam i sigurt. Duhet të jenë 2/3 e Kuvendit dhe me qëndrimet e shprehura deri më tani duket se nuk janë”, tha Krasniqi për televizionin Dukagjini.
Por nënkryetari i PDK’së thekson se kjo nuk do të ndikoj në koalicionin që kanë me Aleancën për Kosovë të Re dhe partitë e tjera.
“Dallimet tona për sa i përket çështjes së demarkacionit nuk janë të reja. Janë dallime që kanë ekzistu vite me radhë dhe vazhdojnë me ekzistu. Nuk kanë qenë pengesë në formimin e koalicionit nuk do të jenë pengesë as në vazhdimin e koalicionit. Është një çështje thelbësore e cila deshëm apo s’deshëm ne ndërlidhet me të drejtën funamentale të qytetarëve të Kosovës për të lëvizur lirshëm nëpër Europë dhe kjo nuk është një çështje e cila varet nga ne për fatin tonë të keq, por është çështje e cila varet nga ata që i qesin rregullat në rastin e liberalizimit të vizave, e këta janë Bashkimi Europian”, tha Krasniqi.
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb