Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është përgjigjur një nga akuzat publike që i ishte adresuar për fleksibilitetin e tij për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.
Në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, Kurti tregoi se çfarë ishte diskutuar në brendësi të LVV-së lidhur me marrëdhëniet e kësaj partie me PDK-në.
“Për mua, Kosova është shtet i kapur dhe kapja është e bërë nga udhëheqja e një partie. Kjo nuk do të thotë tash që secili anëtar në PDK është sikurse Veseli. Por, analiza ime është kjo, partitë politike nuk duhet t’i vlerësojmë vetëm a janë në pozitë apo opozitë, se ka parti edhe në opozitë që s’janë të mira”, tha Kurti.
Ai po ashtu foli lidhur me qëndrimet e tij për Lidhjen Demokratike të Kosovës krahas PDK-së.
“PDK-ja me Veselin Kryetar dhe me parullën ‘Familja, Prona, Shteti’, që nuk është as parullë e djathtë, është ekstremi i djathtë. Ajo që kam kërkuar unë është që LVV të dalë subjekti i parë dhe të mos themi që janë të mirë dhe të këqij as LDK-ja as PDK-ja. Pra të mos mendojmë që PDK-ja qenka djalli e LDK-ja qenka engjëlli”, tha Kurti.
Në këtë intervistë, Kurti flet edhe lidhur me pakënaqësitë e shfaqura brenda partisë që e udhëheq si dhe adreson sharjet, dorëheqjet dhe linçimet të cilat janë bërë diskutime publike nga kjo parti që nga fundi i vitit të kaluar.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...