Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se nga sot e deri më 30 gusht ky subjekt politik nis “Muajin e Rinisë”.
Me anë të një postimi ne Facebook, kreu i kësaj partie tha se aktivitetet do të jenë nga më të ndryshmet në secilën komunë të Kosovës.
“Nga sot e deri më 30 gusht, Rinia Demokratike e Kosovës po nis “Muajin e Rinisë”, me aktivitete nga më të ndryshmet, në secilën komunë të Kosovës.
E-Sports, Ball 4 All, Co-Play, Movie Night, Puzzle Battle, ngjarje kulturore dhe shumë aktivitete tjera, në çdo komunë, ku mund të shoqëroheni, bashkëbisedoni, ndani njohuritë dhe shfaqni talentin e potencialin tuaj”, ka shkruar ai.
Ai ka ftuar të gjithë të rinjtë që të bashkohen.
“Ju ftojmë të gjithëve, të rinj e të reja, që të na bashkoheni dhe të bëheni pjesë e një muaji përplot me aktivitete – të cilat mund t’i shihni edhe në kalendarin bashkangjitur më poshtë”, ka përfunduar shkrimin ai./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...