Në një konferencë për media, Nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati dhe shefi i grupit të asambleistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri treguan për planin e Kalabrisë që u votua të Hënën në Prishtinë.
Në këtë plan, 15 hektarë të pronës publike përreth Stacionit të Autobusëve u dhanë për ndërtim të lartë. Planin që e propozoi Përparim Rama, e votoi edhe Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë.
PDK në Prishtinë ishte kundër këtij plani, dhe bëri të ditur që historia e shpronësimit të Badocit po përsëritet edhe në Kalabri.
“Në Badoc, Përparim Rama u mundua që ta tjetërsojë pronën publike për të akomodu kërkesat e disa kompanive të ndërtimit të afërta me të. Në planin për lagjen Kalabria, prapë mbi 15 hektarë të pronës publike u vënë në shërbim të kompanive të ndërtimit” tha Retkoceri.
Ndërsa Nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati theksoi që edhe më shqetësues është fakti se Përparim Rama nuk do të ndalet vetëm me planin e Kalabrisë. “Ai do të sjellë për votim plane të tjera që përsëri mund të tjetërsojnë pronën publike” tha Musmurati./Arbresh.info
KD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht m...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione