Këshilli Drejtues i degës së PDK-së në Istog ka shkarkuar kryetarin e deritanishëm të degës Lulzim Shoshi dhe Kryesinë e kësaj dege.
Këshilli tha se këtë vendim e kanë marrë pas rezultatit të dobët të partisë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.
“Duke qenë të vetëdijshëm për situatën e krijuar në Partinë Demokratike të Kosovës me mungesën e liderit historik të PDK, ish presidentin e Kosovës z. Hashim Thaçi, si dhe mungesën e Kryetarit tonë z. Kadri Veseli të cilët padrejtësisht po akuzohen e gjykohen në Hagë nga Gjykata Speciale, ne Dega e PDK në Istog, japim mbështetjen e plotë strukturave drejtuese të Partisë Demokratike të Kosovës dhe UD të Kryetarit të PDK z. Enver Hoxha, për fushatën brilante të bërë gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, si dhe punën e madhe që po e bëjnë në vazhdimësi”, thuhet në njoftim.
Këshilli si ndër arsyet për shkarkimin e Shoshit ka radhitur “keqmenaxhimin e degës, përçarjen e të gjitha strukturave të saj nga vetë kryetari, arrogancë e tepruar ndaj secilit anëtar, mungesa e plotë e aktivitetit të degës në të gjitha nivelet, ngulfatja e debatit të brendshëm, qëndrimi në bashkëqeverisje me LDK pa një marrëveshje të shkruar, ku edhe sot e kësaj ditët nuk dihen parimet e qeverisjes së përbashkët, ku nga kjo marrëveshje më së paku janë implementuar politikat e PDK-së”./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...