PDK mundohet ti ‘blejë’ qytetarët, u siguron autobusë për të marrë pjesë në fushatën e tyre (FOTO/VIDEO)

16:47 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Koalicioni PAN sot hapi fushatën zyrtare në Prishtinë në qendër të qytetit.

Ndonëse u pa prani e madhe e qytetarëve në tubimin e PDK-së, AAK-së dhe NISMA-së, duket se këta qytetar u morën nga vendet e tyre me autobus që të jenë të pranishëm në tubimin e këtij koalicioni, shkruan Arbresh.info.

Kjo gjë u vrejt nga prania e madhe e autobusëve në qendër të Prishtinës, autobusë këta të cilët kanë sjellur qytetarët për të marrë pjesë në fushatën e PAN-it.

Nga kjo gjë mund të konkludohet që ky koalicion po mundohet t’i blejë qytetarët duke u krijuar favore dhe duke ua mundësuar udhëtimin pasi që po i frikësohet humbjes së zgjedhjeve dhe po mundohet në këtë mënyrë të kthej qytetarët kah vetja./Arbresh.info

5 4 3 2 1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme