Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj ka mirëpritur emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Kosovës.
Qalaj në një intervistë të shkurtër për “Arbresh.info” thotë se procesi i zgjedhjes së kreut të ri të Policisë së Kosovës ka qenë i gjatë. Ai, ka kritikuar ekzekutivin për stërzgjatje të këtij procesi.
Megjithatë, Qalaj përkrahë zgjedhjen e Gazmend Hoxhës në krye të këtij institucioni.
“Është fat për institucionin e Policisë që më në fund u bë me drejtor, ka qenë një proces i gjatë, që e ka lënduar pozitën e drejtorit të policisë, për shkak se nuk ka pasur arsye që një proces, i cili është rutinë të zgjatet për shtatë muaj. Drejtorit të Policisë ia uroj detyrën dhe i dëshiroj që të ketë fat, shëndet dhe të ketë guximin që të merret me punët e vështira që ka drejtori i policisë”, thotë Qalaj.
Se a mund të jetë i ndikuar drejtori i ri nga partia në pushtet, Qalaj thotë se institucioni që Hoxha do ta udhëheq tash e tutje, është institucion i pavarur
“Unë nuk lëshohem në këto çështje, unë e di që eprorët e policisë janë të policisë dhe i shërbejnë vendit dhe i ofrojnë shërbimet e sigurisë vendit, por Kosova është e vogël dhe çdo gjë mundohen ta ngjyrosin politikisht”, thotë ai për “Arbresh.info”.
Ai thotë se drejtori i ri duhet të mundohet ta krijojë një muri të padukshëm mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.
“Sidoqoftë unë mendoj që Policia e Kosovës është një institucion i pavarur, një polici që ofron shërbime të sigurisë. Kemi fatin e keq që tash pushteti po mundohet që të depërtojë sa më shumë në Polici, mirëpo besoj që zoti Hoxha dhe menaxhmenti i policisë do të bëjnë përpjekje që ta krijojnë njëfarë muri të padukshëm në mes të Policisë dhe Ministrisë. Normal që duhet të bashkëpunojnë, është krejt normale, por që më shumë të fokusohen në ofrimin e shërbimeve të sigurisë dhe ngritjen e kualitetit të këtyre shërbimeve”, shprehet Qalaj.
Ndryshe, të mërkurën Gazmend Hoxha është zgjedhur drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës në mbledhjen e 132-të të Qeverisë së Kosovë.
Zgjedhja e tij erdhi gjashtë muaj pas dorëheqjes së ish-drejtorit, Samedin Mehmeti, i cili ishte larguar nga kjo pozitë në shtator të vitit 2022, pas rastit të dhunimit të një vajze 11 vjeçare që kishte ndodhur nga disa persona në Prishtinë.
Ushtrues detyre i drejtorit të policisë që nga dorëheqja e Mehmetit e deri në zgjedhjen e Gazmend Hoxhës, ishte Fehmi Hoti./Arbresh.info/ Pleurat Salihu/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet