Partia Demokratike e Kosovës do të propozojë një rezolutë për shkarkimin e ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.
Këtë e ka bërë të ditur të hënën, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, raporton arbresh.info.
Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se në seancën e ardhshme të Kuvendit partia e tij do ta propozojë një rezolutë për shkarkimin e ministres Hajdarit.
Sipas tij, kërkesa e PDK-së për shkarkimin e saj vjen, pasi ajo nuk mund ta mbajë postin e ministres, kur është e dënuar.
Para mediave, Tahiri tha se qëndrimi i Hajdarit në Qeveri, si ministre e dënuar, është dëm i madh për vendin.
“Të mërkurën do kemi një pikë të propozuar nga PDK. Ka të bëjë me gjendjen në Ministrinë e Tregtisë dhe ne për këtë e kemi propozu një rezolutë për shkarkimin e ministres, Rozeta Hajdari. Qëndrimi i saj si ministre e dënuar është një dëm i madh për vendin tonë. Shto faktin se e ka pru këtë dikaster në gjendje shumë të keqe. Shpresoj që kryeministri Kurti të shqyrtojë këtë kërkesë dhe ta shkarkojë atë nga kjo pozitë”, u shpreh Tahiri./arbresh.info/
LEXO EDHE
Kusari-Lila: Qeveria nuk ka asnjë përplasje me SHBA-të – Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...