Kryetari i Degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka marrë pozitën e Zëvendëskryetarit të PDK’së pas emërimit të Enver Hoxhaj në pozitën e Shefit të Partisë së themeluar nga Hashim Thaçi.
Kryetari i ri i PDK’së, Enver Hoxhaj, do t’i ketë afër vetes pesë Nënkryetarë. Zëvendëskryetar është emëruar Sami Lushtaku, i cili ka pozitën edhe të Kryetari të Degës më të fuqishme të PDK’së, asaj të Skenderajt.
Burime të Express kanë treguar se pos Lushtakut në pozitën e Nënkryetarit të PDK’ së është emëruar edhe profesori Hajredin Kuçi, i cili është edhe deputet i PDK’së.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi ka marrë edhe pozitën e Nënkryetarit të Partisë.
Nënkryetari i katërt i PDK’së është Shaqir Totaj, i cili kishte mbajtur një pozitë të tillë edhe më herët.
Nënkryetari i fundit në PDK është emëruar Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
Pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të PDK’së e mbanë deputeti Uran Ismaili.
u.d i Kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se do të lëshojnë komunikatë për këto emërime. Nuk i ka konfirmuar emrat e të emëruarve.
Anëtarët e Kryesisë së PDK’së, Ganimete Musliu, Abelard Tahiri, Bedri Hamza nuk kanë dashur të japin informacione.
Ndërkohë, Zëdhënësi i PDK’së, Avdni Bytyqi, ka heshtur.
Gjithë këto ndryshime në PDK kanë ndodhur pasi Kryetari i deritashëm i PDK’së, Kadri Veseli ka shkuar në Hagë për t’u ballafaquar me akuza për krime lufte të ngritura nga Gjykata Speciale.
PDK, aktualisht, është partia e tretë në Kosovë pas Vetëvendosjes dhe LDK’së. Vazhdon të mbetet në opozitë pavarësisht se është përmendur mundësia që të futen në Qeveri pas ngritjes së aktakuzave nga Specialja.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...