Partia Demokratike e Kosovës mbështet deklaratën e ambasadës amerikanë e cila i bën thirrje Kuvendit të Kosovës ta ratifikojë marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi sepse kjo marrëveshje sipas saj është në rregull dhe Qeveria menjëherë duhet ta dërgojë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti në një prononcim për Indeksonline ka thënë se subjekti i tyre në vazhdimësi e ka kërkuar zhbllokimin e situatës.
Sipas tij, ata asnjëherë nuk janë pajtuar me bllokimin e parlamentit dhe debatit normal në parlament nga ana e opozitës.
“Siç e dini kryetari Veseli ka ndërmarrë edhe disa veprime shtesë në këtë drejtim. Po ashtu ne e kemi inkurajuar edhe Qeverinë për më shumë vendosmëri në ketë drejtim si edhe për vendimet dhe përballjen me çdo sfidë në të mirë të interesave të vendit. Edhe tani mbështesim çdo veprim dhe mbështetje nga faktori politik si edhe nga partnerët tanë në mënyrë që të mos mbeten peng i mosmarrjës së vendimeve që janë në të mirë të qytetarëve tanë”, ka thënë Pajaziti.
Ai ka theksuar se është për keqardhje kjo vonesë kur kemi edhe presion të shtuar qytetarë për të ecur tutje si edhe një kërkesë mocioni për votëbesim të Qeverisë.
“Për ne, në plan të parë mbeten interesat e qytetarëve dhe të shtetit tonë”, ka përfunduar Pajaziti./Arbresh.info/
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...