Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po e konsideron si antikushtetues vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga posti i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Për këtë ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se janë siguruar nënshkrimet e nevojshme për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese, shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, shkruan arbresh.info.
“Vendimi i presidentes së Kosovës, urdhëruar nga Albin Kurti për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, është antikushtetues, dëmton institucionet demokratike, rrezikon zgjedhjet lokale dhe është fund e krye politik. Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet. Faleminderit të gjithë deputetëve të opozitës për bashkëpunimin në këtë çështje”, ka njoftuar Hoxhaj./ arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...