Google ADS

PDK mban seancë përkujtimi për anëtarit e tyre, Labinot Aliaj, Hoxhaj: Ishte kritik ndaj zhvillimeve negative

13:05 | 15 Nëntor 2020
L G

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka mbajtur seancë përkujtimore për anëtarin e tyre, Labinot Aliaj, i cili dje ndërroi jetë.

Kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Labinot Aliaj, vepronte e përfaqësonte më së miri interesat e qytetarëve prej shumë kohësh.

Sipas tij, jeta dhe vepra e Aliajt do të shërbejë si udhërrëfim për të gjithë ne në parti, se si duhet me dashtë qytetin, Kosovën dhe mbrohen interesat e qytetarëve.

“Bashkë me familjarë, miq e bashkëpunëtorë, u mblodhëm sot në një seancë përkujtimi në Kuvendin Komunal të Istogut, ku anëtari ynë i ndjerë, Labinot Aliaj, vepronte e përfaqësonte më së miri interesat e qytetarëve prej shumë kohësh. Aktivizmi i tij qytetar e politik, puna dhe angazhimi në shërbim të njerëzve, pa dallim, ishin virtyte të Labinotit që e kanë dalluar nga gjithë të tjerët. Ishte kritik ndaj zhvillimeve negative, por edhe mbështetës i punëve të mira”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook./arbresh.info/

Statusi i plotë:

Bashkë me familjarë, miq e bashkëpunëtorë, u mblodhëm sot në një seancë përkujtimi në Kuvendin Komunal të Istogut, ku anëtari ynë i ndjerë, Labinot Aliaj, vepronte e përfaqësonte më së miri interesat e qytetarëve prej shumë kohësh.

Aktivizmi i tij qytetar e politik, puna dhe angazhimi në shërbim të njerëzve, pa dallim, ishin virtyte të Labinotit që e kanë dalluar nga gjithë të tjerët. Ishte kritik ndaj zhvillimeve negative, por edhe mbështetës i punëve të mira.

Familja, Istogu dhe PDK-ja, humbën birin, qytetarin shembull e aktivistin besnik. Jeta dhe vepra e tij do të shërbejë si udhërrëfim për të gjithë ne në parti, se si duhet me dashtë qytetin, Kosovën dhe mbrohen interesat e qytetarëve!

Dhimbjen dhe zbrazëtinë e madhe, do të përpiqemi ta kompensojmë me punë e angazhim për një Kosovë më të mirë, ashtu siç Labinoti e deshti dhe u angazhua!

Lamtumirë miku dhe kolegu ynë i dashur!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme