Pas publikimit të Raportit të Shpenzimeve dhe të Hyrave të Komunës së Lipjanit për vitin 2022, ku qeverisjes lokale i kanë tepruar mbi 2 milionë e gjysmë euro, Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Lipjan shpreh shqetësimin e thellë për keqmenaxhimin e buxhetit dhe mungesë të investimeve në të shërbim të qytetarëve nga ana e komunës.
Bazuar në këtë raport, Komuna e Lipjanit për periudhën janar – dhjetor 2022 ka alokuar buxhetin në vlerë prej 19.351.933 milionë euro, ku janë shpenzuar 16.777.727 milionë euro, dhe të pashpenzuara kanë mbetur 2.574.205 milionë euro. Për PDK në Lipjan kjo është skandaloze, për faktin se 12 projekte të parapara për vitin 2022 nga Komuna e Lipjanit kanë mbetur të parealizuara, dhe këto mjete financiare nuk mund të kthehen më.
Ndërsa, buxheti i Komunës së Lipjanit për periudhën 2023-2025 është hartuar nga 245 pjesëmarrës dhe nuk reflekton nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të kësaj komune.
Ky buxhet bie ndesh me ligjet e Republikës së Kosovës sa i përket investimeve kapitale, më saktësisht në linjën buxhetore për rregullimin e rrugëve nuk i specifikon rrugët me emra dhe adresa. Kjo po ndodhë sepse kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti po tenton ta përqëndrojë paranë publike në interesa të ngushta klanore e politike, thuhet në njoftimin për media.
Ne do të vazhdojmë të bëjmë publike faktet që shpërfaqin keqeverisjen e kryetarit Ahmeti dhe vartësve të tij, të cilët po abuzojnë me pozitat e tyre duke keqpërdur paranë publike dhe taksat e qytetarëve të Lipjanit, derisa drejtësia të vazhdoj të kryej punën e vet.
Vetëm kështu mund të garantohet qeverisja e drejtë e ligjshme për qytetarët e Komunës së Lipjanit. /arbresh.info/
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit