Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër kërcënimin e kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurti ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Letra e dërguar prej kryeministrit të shkarkuar Kurti, është një shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve. Teksti i asaj letre duhet konsideruar si një cenim i rëndë i pavarësisë së institucionit më të lartë të vendit që bën interpretimin përfundimtar të aktit themeltar të shtetit të Kosovës, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Tutje kjo parti thotë se ky sulm nuk është rast i shkëputur, por është vazhdimësi sulmeve nga më të ulëtat që Kurti dhe partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, kanë bërë gjatë viteve të kaluara ndaj këtij institucioni kaq të rëndësishëm të shtetit tonë.
Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm që e ka sulmuar shumë herë Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, por edhe kanë vënë precedentin e rrezikshëm të mos-zbatimit të një vendimi të marrë prej saj, sikurse ndodhi me aktgjykimin e dhënë prej saj në datën 31 mars 2020. Ajo ka organizuar sulme edhe individualisht ndaj gjyqtarëve.
Tendenca për të ndikuar përmes kërcënimit, shantazhit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës në vendimit e institucionit të Gjykatës Kushtetuese por edhe të institucioneve të tjera të pavarura, është tashmë një praktikë e njohur e Lëvizjes Vetëvendosje.
Prandaj Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje kryeministrit të shkarkuar Kurti, që të heq dorë nga presionet, sulmet, hakërrimet apo kërcënimet që është duke i bërë Gjykatës Kushtetuese dhe kujtdo institucioni tjetër të pavarur.
Po ashtu, fton të gjithë partitë politike dhe institucionet shtetërore, që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese pa përjashtim, duke respektuar pavarësinë dhe autoritetin e këtij institucioni.
Vetëm në këtë mënyrë mund të mbrojmë rendin demokratik dhe kushtetues të shtetit tonë dhe të garantojmë sundimin e ligjit në Kosovë, përfundon komunikata./arbresh.info/
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë