Google ADS

PDK kundër shkarkimit i bordit të RTK-së

10:58 | 1 Korrik 2021
L G

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që javën e ardhshme ta mbaj një seancë të re ku parashihet shkarkimi i bordit të RTK-së.

Kundër këtij vendimi ka dalur PDK.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se Albin Kurti po mundohet të punojë për familjarë të partisë së tij e jo për Kosovën.

” Ma në fund Kryesia e Kuvendit arriti me vendos për seancën e re të Kuvendit. Seancën e radhës që do të mbahet javën që vjen kjo mazhorancë ka vendos të degradoj ndërmarrjet publike. Në këtë seancë ata parashohin të shkarkojnë bordin e RTK-së. Tash Kuvendi është bërë një vend ku i shërben vetëm familjarëve të VV-së. Ne këtë e kemi kundërshtua sot edhe në kryesi e do ta kundërshtojmë edhe në seancë”./arbresh.info/

Të ngjashme