PDK: Komuna e Gjilanit mbyllë shkollën më bashkëkohore të Bujqësisë

14:22 | 22 Shkurt 2017
M. A.

Të mbyllet sot një shkollë moderne, si kjo e Agrobiznesit “Arbëria”, investim ky 2 milionësh, i përbashkët me “DANIDA”-n daneze, që ishte ndër shkollat më moderne në Kosovë, mbase edhe në rajon s’do mend se kemi të bëjmë me një nomenklaturë qeverisëse të dështuar, pa strategji zhvillimore të edukimit dhe pa vizion për të nesërmen.

Kështu thuhet në një komunikatë të Partisë Demokratike në Gjilan, ku thuhet se kjo shkollë ishte e pajisur më inventar të ri, kuzhinë, laboratore, kabinete, fermë me 20 krerë gjedha, me gjithë mekanizmin bujqësor për pemetari, 3 hektar plantazhë pemësh, 0.5 hektar vreshtë rrushi, 0.6 hektar dredhëz, 10 shoqëri me bletë, pika të përpunimit të qumështit, të mishit, të ruajtjes së pemëve, kiosqe në qytet për plasim të produkteve të prodhuara nga shkolla, vetura për bartje të produkteve, etj.

PDK thotë se përkundër kërkesave të shumti që i kanë bërë DKA-së, për t’ua tërhequr vëmendjen për shkak të mos respektimit të kritereve, ata nuk e përfillën angazhimin e këtij subjekti.

“Për t’ia vën dryrin kësaj shkolle, komuna, gjegjësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, fillimisht zvogëloi numrin e nxënësve ne parlele, në kuadër të shkollës, duke shtuar numrin e nxënësve në shkolla te tjera, të profileve tjera jo aq me perspektivë si kjo e agrikulturës në regjionin e Gjilanit. Ndërroi menaxhmentin e shkollës, duke larguar kuadrin arsimor nga procesi mësimor si “tepricë teknologjike” ndërkaq instaloi menaxhment jo serioz dhe të pa përgjshëm. Me këtë akt, veç dëmeve tjera që ka shkaktuar, tash komuna ka rikthyer rexhimin e mësimit në tri ndërrime, sepse nxënësit e shkollës së Bujqësisë I ka transferuar në shkollën e mesme teknike. Pos edukimit të mirë profesional, Shkolla Bujqësore, brenda dy viteve, kishte sjell edhe përfitime të mira materiale, duke e shtuar buxhetin e komunës, nga produktet bujqësore të kultivuara nga shkolla, deri në 21000 euro ne vit. Vlen të theksohet se donatori “DANIDA”, n ga Danimarka, duke e parë joseriozitetin dhe papërgjegjshmërinë totale të DKA-së në relacion me investimet në Shkollën e Bujqësisë, ka ndërprerë investimin gjysmë milionësh (furnizimin me mekanizëm bujqësor për lavërtari, ndërtimin e një konvikti, etj), dhe gjithashtu, ka rrezik që donatori danez, t’i tërheq investimet që i ka bërë më herët në shkollë.

Sipas tyre, krejt ky marifet i pushtetit komunal të Lutfi Hazirirt, rreth shkollës së Bujqësisë, nuk po bëhet edhe pa interesa dhe përfitime individuale, pasi aty fletë edhe ndryshimi i vendimit të Kuvendit Komunal, përmes së cilit, ngastra prej 20 hektarësh, që ishte ndarë atë kohë për nevoja të shkollës së Bujqësisë, bartet në pronësi private të individëve të caktuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme