Google ADS

PDK kërkon tri vende për diasporën në Parlament

16:47 | 25 Mars 2017
Arbresh.info

Partia e Kadri Veselit ka kërkuar t’i bëhen tri vende për diasporën në Parlamentin e Kosovës. Këtë kërkesë PDK e ka zyrtarizuar në Konventën e Partisë, e mbajtur sot, në Prishtinë.

“Pas një debati të gjerë, anëtarët e Konventës miratuan plotësimin dhe ndryshimin e statutit. Në vazhdim u lexua dhe aprovua deklarata politike, duke inkorpuruar në të edhe propozimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, që në atë deklaratë të fuqizohet roli i diasporës, duke qenë e përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga tre deputetë të diasporës”, thuhet në deklaratën e PDK’së.

Mirëpo, kjo parti s’ka treguar se si do të zbatohet kjo ide pasi kërkon ndryshime kushtetuese. Aktualisht, asnjë deputet s’është paraparë të shkojë drejtpërdrejt në Parlament nga diaspora përpos deputetët e pakicave që i kanë vendet e rezervuara

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme