Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar hetim të hollësishëm lidhur me situatën e krijuar në Telekomin e Kosovës.
Sejdi Hoxha nga kjo parti në një konferencë për media ka përmendur edhe vëllain e deputetes së Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, i cili është përmbarues në këtë lëndë, raporton portali arbresh.info.
“Partia demokratike ka parë me shqetësim zhvillimet e fundit lidhur me Telekomin, dikur kompania më profitabile tani buzë falimentimit. Duhet hetuar vëllai i deputetes Fatmire Kollçaku që duke e sjellë atë buzë falimentimit ndërsa pret vetë të fitojë mijëra euro nga ky proces.
“Partia Demokratike si parti opozita kërkon hetim të hollësishëm nga Prokuroria për ata që e kanë sjellë Telekomin në këtë situatë”, tha Hoxha në konferencë./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin