Anëtar i kryesisë së PDK-së, Migjen Kelmendi, në një konferencë për media ka thënë se Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka duhet të japë dorëheqje për hapjen e temës për korridorin për dalje në Durrës të Serbisë.
Kelmendi, tha se propozimi i ministrit të Qeverisës Kurti, Blerim Reka për hapjen e korridorit për daljen e Serbisë në Durrës, në detin Adriatik, është një ide e rrezikshme dhe e vdekur qysh në shekullin e kaluar.
Ky incident politik sipas tij, kërkon përgjegjësi institucionale dhe dorëheqjen e ministrit Blerim Reka.
“Sikur zoti Reka të kishte reaguar në cilësinë e qytetarit, rihapja e kësaj teze kishte me qenë në domenin e përgjegjësive të tij. Por incidenti politik, tragjika e rihapjes së kësaj teze fantazmë është se zoti Reka sot flet si ministër i Qeverisë Kurti, politikan që ka marrë përgjegjësi publike para qytetarëve dhe është betuar në llogaridhënie. Andaj ky ministër duhet të japë dorëheqje dhe qeveria të marrë përgjegjësi”, tha Kelmendi
Ai po ashtu foli për veprimet e Qeverisë Kurti në raport me dëmtimin e marrëdhënieve me SHBA-të, duke theksuar se qeveria e Kosovës në mungesë të vizionit dhe guximit për tu ballafaquar me sfidat që ka para vetes, po hapë tema që janë varrosur 1 shekull më parë.
Kelmendi, e cilësoi Qeverinë Kurti si të paaftë për të marrë një qëndrim final rreth heqjes së taksës, dhe se propozimi i ministrit të tij vetëm se “hap varre idesh”.
“Me Blerimin njihemi prej dekadash, qysh prej studimeve se kemi studiu bashkë në drejtësi… Sikur zoti Reka të kishte reaguar në cilësinë e qytetarit, rihapja e kësaj teze kishte me qenë në domenin e përgjegjësive të tij. Por incidenti politik, tragjika e rihapjes së kësaj teze fantazmë është se zoti Reka sot flet si ministër i Qeverisë Kurti, politikan që ka marr përgjegjësi publike para qytetarëve dhe është betuar në llogaridhënie. Andaj ky ministër duhet të japë dorëheqje dhe qeveria të marrë përgjegjësi”, u shpreh Kelmendi.
Tutje, Kelmendi ka theksuar se Qeveria Kurti me propozimet për heqjen e taksës, vetëm se po hap varre idesh, por nuk po merr një qëndrim final.
“Qeveria Kurti me këtë propozimin për taksë, po hap një temë të vdekur tashmë, vorre idesh. Po i prezanton si propozime për të bërë zgjidhje në dialogun e tij, kjo e komplikon qëndrimin e Qeverisë Kurti dhe paaftësinë e tij për të marrë qëndrim final për taksën”, u shpreh anëtari i Kryesisë së PDK-së./arbresh.info
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...