Partia Demokratike e Kosovës është duke i përcjellë me shqetësim të madh hamendjet e Qeverisë së Kosovës rreth aprovimit të planeve investive Compact të agjencisë amerikane MCC në infrastrukturën përgatitore për rrjetin e përçuesit të gazit, si dhe planeve për termocentral me gaz natyror.
Në kohën kur ekonomia kosovare ka përjetuar goditje dhe është duke u përballur me pasojat e pandemisë, si dhe po vuan mungesën e një plani të mirëfilltë e të qëndrueshëm për rimëkëmbje ekonomike, investimi i 200 milionë dollarëve si grant i pakthyeshëm në ekonominë kosovare, sidomos në sektorin e energjisë, jo vetëm që është i nevojshëm, por përfaqëson edhe interes madhor shtetëror, shkruan arbresh.info.
PDK i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që te aprovojë dhe nënshkruajë pa vonesë projektin e MCC për ndërtimin e infrastrukturës për gazpërçuesin dhe termocentralin me gaz. Në përputhje me kushtet amerikane tashmë të aprovuara nga Qeveria paraprake, kërkojmë që urgjentisht të procedohet në Kuvend edhe kredia e BERZH dhe granti i Kornizës Investive të Ballkanit Perëndimor për gazpërçuesin, me qëllim të kompletimit të kornizës investive në Kosovë.
Lidhja e Republikës së Kosovës në infrastrukturën e gazit që gëzon përkrahjen e plotë të SHBA-ve është interes strategjik, ekonomik dhe gjeopolitik. Vonesat prej gjashtë muajsh në trajtimin me prioritet të këtij interesi shtetëror tashmë kanë krijuar një rrezik të madh për mbarëvajtjen e këtij projekti. Dështimi eventual i tij, jo veç që cenon raportet tona, por njëkohësisht do ta lë Kosovën përjetësisht jashtë mundësisë së diversifikimit të burimeve energjetike, situatë që i shkon në favor vetëm Serbisë dhe forcon pozicionin e Rusisë në rajon.
Për më tepër, diversifikimi i burimeve energjetike është jo vetëm kërkesë e vazhdueshme e të gjitha qeverive amerikane, por është në dobi të ekonomisë së Kosovës dhe hap mundësi dhe perspektivë shumëdimensionale për vendin tonë. Një projekt i tillë do të lehtësonte edhe koston e energjisë për familjet kosovare, e cila aktualisht është shumë e lartë dhe do t’i dëmtojë edhe më shumë qytetarët dhe ekonomitë familjare. Po ashtu do të ndikonte dukshëm në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e gjendjes ambientale.
Dështimi i eventual i Qeverisë për të nënshkruar menjëherë planet e MCC, e për më keq – anulimi eventual i këtyre planeve, për shkak te vonesave të Qeverisë, do të ishte një humbje e madhe për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe shtetin tonë, si dhe do të përbënte cenim direkt të interesave tona shtetërore e kombëtare./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...