Dega e PDK-së në Drenas e ka kandiduar Driton Ajazin për kryetar të kësaj komune, ani se Ramiz Lladrovci e kishte shpallur publikisht kandidaturën e tij nga kjo parti.
Këtë e ka bërë të ditur vet Driton Ajazi i cili tha se e vlerëson shumë besimin e dhënë nga Dega e PDK-së në Drenas që t’i prijë këtij procesi, siç e ka quajtur ai, të rëndësishëm për të ardhmen e PDK-së dhe qytetarëve të Drenasit.
Ajazi deklaroi se e pret mbështetjen edhe të Kryesisë Qendrore të PDK-së që ta konfirmojë kandidaturën e tij.
“Besimi i dhënë nga Dega e PDK-së në Drenas për mua është përgjegjësi dhe privilegj dhe do të shërbejë si forcë inkurajuese, që angazhimi im politik të jetë në shërbim të qytetarëve të Drenasit! Na priftë e mbara së bashku”, ka shkruar ai.
Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, që vjen nga PDK-ja kishte thënë publikisht se do të kandidojë edhe për një mandat për të qenë i pari i këtij qyteti./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...