Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Podujevë, ka kërkuar nga kryetari i kësaj komune Agim Veliu, që të kthehet dhe të jetojë në Podujevë, ndërsa i ka rikujtuar atij, se projektet më të mëdha në këtë komunë janë kryer nga Qeveria që udhëhiqej nga PDK.
Komunikata e PDK-së:
Kryetari Veliu bënë mirë të kthehet të jetoj në Podujevë, komunën që e udhëheqë, ose fakti që jeton në Prishtinë së bashku me një numër bukur të madh të drejtorëve tregon më së miri se ku gjendet Podujeva në prioritetet e tij.
Qytetarët dhe strukturat partiake nuk t’i zgjedhin halucinacionet dhe paranojat politike të partisë suaj. Adresë për kërkesa të natyrës suaj, duhet t’i zgjedhin organet shtetërore, dhe po ta kujtojmë që Kryeministër vendi është kryetari juaj partiak, e po ashtu Ministria e Punëve të Brendshme udhëhiqet po ashtu nga një bashkëpartiak dhe vendas i juaj, institucion ky si shtyllë e sigurisë.
Partia Demokratike e Kosovës ka qenë avokat i projekteve për komunën e Podujevës, sa me u kthjellë ti, madje edhe shkolla në fshatin tuaj të lindjes, Bradash, që mban emrin “Nuhi Gashi” është ndërtuar në v. 2009 e po ashtu edhe shkolla fillore në qytet që “mbanë” emrin “Ibrahim Rugova” është ndërtuar nga MASHT-i në kohën kur PDK udhëhiqte me pozitën e Kryeministrit.
Ndërsa, vendimi për zgjerimin e rrugës Podujevë-Prishtinë është marrë nga ish Kryeministri e tash President i vendit z. Hashim Thaçi. (të bashkangjitur gjeni vendimin).
Për mjedrrat dhe tenderët rreth mjedrrave do të flasim ditëve në vazhdim! Pse dy sezone ju dështuan?!
Po na duket që zheg ju ka ardhë juve z. Veliu, të shtunën, ditën kur në kremten tuaj mungoi ish-Presidenti Sejdiu, njëherit edhe ish-Krytar i LDK-së.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...