Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar se partia e tij do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave dhe atë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, të cilat janë votuar sot në Kuvend.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka theksuar se përpjekjet e përsëritura të qeverisë për kapjen dhe nënshtrimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe kontrollimin e medieve dhe fjalës së lirë, e morën formën e vendimit me miratimin e këtyre dy ligjeve në seancën e sotme, transmeton Arbresh.info
“Prandaj, sigurisht se do të shfrytëzojmë mekanizmat kushtetues për ti dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave në mënyrë që të sigurohemi për respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, shkroi Tahiri.
Lexo edhe:
Për këto dy ligje kanë reaguar edhe ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog, ai i Gjermanisë, Jorn Rohde dhe ambasadori francez, Olivier Guerot, të cilët thanë nëse qeveria do që ta përshpejtojë rrugën e Kosovës drejt BE-së, çdo ligj i ri duhet të jetë në përputhje me standardet e BE-së.
Lexo edhe:
Sipas tyre, këto dy ligje të miratuara sot nuk janë në përputhje me standardet e BE-së pasi qeveria nuk i ka marrë parasysh opinionet e BE-së, Këshillit të Evropës dhe OSBE-së.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...