Partia Demokratike e Kosovës, krejt pa pritur është bërë më e zëshmja në përpjekjet e saj për të parandaluar punësimet e militantëve partiakë, edhe pse si parti është kritikuar më së shumti për këtë fenomen gjatë kohës sa ka mbajtur dhe mban pushtetin.
Madje, ditëve të fundit u organizuan edhe konferenca për media, ku PDK akuzoi Komunën e Prishtinës për punësime partiake e tenderime korruptive, edhe pse të gjitha u demantuan lehtë nga kjo e fundit për shkak të argumentimit qesharak të saj.
Ndër më të zëshmet ishte anëtarja më e re e partisë, Arbana Xharra, e cila PDK-së iu bashkua pak muaj më parë. Nga krejt kjo ndërmarrje e PDK-së për të akuzuar pushtetin e VV-së në Prishtinë, u tha nga shumëkush se partia që po bën një dekadë në pushtet, po bëhet gati për opozitë.
Por, duket se PDK-ja nuk i ka të sinqerta tërë këto akuza dhe se janë vetëm për kalkulim elektoral, pasi që edhe gjatë kohës sa bën këso akuzash, militantët e saj partiakë punësohen në institucione të ndryshme të vendit.
Periskopi merr vesh se vetëm muajin e kaluar, PDK ka rehatuar të paktën dy militantë të vet.
Për këto punësime janë siguruar edhe vendimet e ministrive përkatëse.
Floriana Rugova, e cila mban pozitën e anëtares së Kryesisë së Gruas së PDK-së, e cila gjatë fushatës zgjedhore të fundit u bë e njohur vetëm për shkak të bukurisë së saj, që nga data 3 korrik, 2017, është punësuar në Ministrinë e Drejtësisë si udhëheqëse e Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit.
Periskopi nga burime të vetat brenda Ministrisë së Drejtësisë, kupton se Rugova është e afërt e ministres Hoxhaj, por nuk ka mundur ta konfirmojë me saktësi afërsinë e tyre familjare ose shoqërore.
Rugova ka qenë edhe kandidate për asambleiste komunale në Prishtinë, në zgjedhjet e vitit 2013.
I shpërblyeri tjetër me punë është Taulant Sadikaj.
Sadikaj ka filluar punën si Zyrtar Ligjor në Ministrinë e Drejtësisë që nga data 20 korrik, 2017. Ai në PDK mban postin e kryetarit së Rinisë në PDK, Dega në Prishtinë.
Triumf Sadikaj është i biri i Beqir Sadikajt, i cili po ashtu është i angazhuar në PDK.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...