PDK-ja ka këto kushte për qeverinë që të votojë projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike

10:45 | 25 Shtator 2020
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, pak para nisjes së seancës së Kuvendit ka mbajtur konferencë për medie.

Hamza i’a ka parashtruar disa kërkesa qeverisë së Kosovës si kush për të votuar projektligjin për rimëkëmbje ekonomike të propozuar nga qeveria, raporton Arbresh.info.

Ai ka thënë se “nëse janë në pyetje vetëm mjetet e Trustit, mund të ndryshojmë një nen të Ligjit për Fondet Pensionale dhe të mos quhet ligj për rimëkëmbje”.

““Siç jeni të informuar sot në seancë janë dy projektligje që kanë të bëjnë me adresimin e nevojave të Kosovës. Është iniciativa e PDK-së dhe ajo e qeverisë. Ne propozojmë që të ulemi bashkërisht dhe ta bëjmë një ligj të mirëfilltë, të mire dhe të qëndrueshëm. Ligji që e ka propozuar qeveria nuk ka substancë. Nëse janë në pyetje vetëm mjetet e trustit mund ta ndryshojmë vetëm një nen të ligjit për fondet pensionale. Unë them që është mirë që qeveria të votojë propozimin tonë. Është më gjithëpërfshirës. Dyja janë në votim. Në këtë seancë të dyja janë në votim, por ne po themi nëse është veç trusti të mos bëhet ligj për rimëkëmbje, por të vije ai për fondin pensional”, ka deklaruar Hamza.

Ndryshe, Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot në dy seanca plenare. Fillimisht prej orës 10:00 do të provohet të votohet në parim projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, i cili ka dështuar në dy seancat e kaluara të marrë votat e nevojshme. Të zgjedhurit e popullit sërish do të sfidohen për votimin e një tjetër projektligji që më herët nuk ka marrë besimin e tyre, ai për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së./Arbresh.info/

Të ngjashme