Google ADS

PDK-ja goditet në bazë

08:13 | 2 Nëntor 2018
Arbresh.info

Drenica mund të mos jetë në të ardhmen “hambar” i votave për PDK-në, ashtu siç ka qenë që nga paslufta e deri më tani.

Krijimi i një subjekti të ri politik nga djali i heroit Hamëz Jashari, Bekimi, vlerësohet se do ta dëmtojë rëndë partinë e Kadri Veselit, sidomos në Skenderaj dhe në Drenas, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mund ta rrezikojë bastionin e saj shumëvjeçar Skenderajn, pasi që kryetari aktual i Komunës Bekim Jashari po paralajmëron formimin e një partie të re politike.

Me këtë rast pas djalit të heroit Hamëz Jashari pritet të rreshtohen edhe shumë figura të njohura të partisë së drejtuar nga Kadri Veseli, PDK-së.

Përpos Skenderajt, vlerësohet se Jashari mund ta rrezikojë PDK-në edhe në Drenas, komunë kjo e cila që nga paslufta po ashtu është qeverisur nga ky subjekt politik.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nuredin Lushtaku, ka bërë të ditur për “Zërin” se në momentin që do të formohet partia e re ai do t’i bashkohet Bekim Jasharit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme