Nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj në një konferencë për medie ka deklaruar se kanë pasur mbledhje të kryesisë dhe kanë biseduar për dy tema të rëndësishme. E para ka të bëjë që në vitin 2018 do të mbahen zgjedhjet brenda partisë, raporton arbresh.info.
Sipas tij, programi dhe platforma do të ketë ndryshime.
Po ashtu kemi biseduar edhe për statusin e partisë se çfarë duhet të ndryshojë më statut.
“Zgjedhje e reja nënkuptojnë një hapje të re të mirëfilltë të partisë ndaj shoqërisë ndaj të gjitha moshave dje ndaj cdo pritje . PDK do të ri konfirmohet si një parti e mirëfilltë”, ka thënë ai.
Kurse tema e dytë ka qenë gjendja politike në vend.
Hoxha ka thënë se kanë folur gjatë për atë që cka ka ndodhur dje në Kuvend
“Jemi të shqetësuar për situatën e djeshme në të cilën ka qenë shoqëria e Kosovës. Kjo ëhstë kërkesa bazike që është lëvizja e lirë në zonën shengen. Ne mendojmë që ajo se cfarë do të duhej të thuhej për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit në këto dy tri vitete e fundit ështe thënë, i dimë argumentet i dimë faktet i dimë të gjitha dhe nuk ka nevojë më Kosova të humb kohë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se presim qe javën e ardhshme kjo temë të përmbyllet dhe deputetët ta ratifikojnë marrëveshjen./arbresh.info/
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...