Koalicionet e mundshme për ndërtimin e qeverisë, dhe zgjedhja e presidentit janë dy temat kryesore aktuale në politikën kosovare.
Partia Demokratike e Kosovës e cila ka dalë parti e dytë në vend ka bërë të qartë se do të mbetet në opozitë.
Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, ka thënë se ai personalisht është kundër një bashkëpunimi me partinë e Kurtit.
“Unë nuk kisha bo me Albin Kurtin, mendimi jem është ‘JO’ një herë me Albin Kurtin. Po foli për këtë mandat, çka ndodh tutje nuk e di”, ka thënë Lushtaku për Reporterin.
I pyetur nëse PDK ka vota për Vjosa Osmanin presidente, ai ka thënë shkurt “JO”.
Kurse për mundësinë që të votojnë Ramush Haradinajn për president, Lushtaku ka deklaruar “nuk e di”.
Më tej Lushtaku ka bërë të ditur se partia do të mblidhet pas ceritfikimit të rezultateve për të diskutuar të gjitha këto çështje.
Kujtojmë se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, vazhdimisht thotë se nuk do të bëjë koalicion qeverisës me ndonjë nga partitë politike shqiptare, pasi ka bërë koalicion parazgjedhor me Listën e Vjosa Osmanit.
Renditja e Ligës së Kampionëve/ 18 skuadra kualifikohen, rre...
OKB: Mbi 800 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte sht...
Nuk kanë fund ofendimet ndaj Gjestit, Jozi shan rëndë banori...
Tri klube të Serie A i vihet pas Albian Hajdarit
Partia, lideri, programi apo interesi, ja çfarë ndikon tek v...