Google ADS

PDK-ja bojkoton Kuvendin deri në kthimin e fotografisë së Presidentit

11:31 | 6 Shkurt 2020
A Z

Heqja e fotografisë së Presidentit Thaçi irriton PDK-në.

Kjo ka bërë që ky grup parlamentar mos të marr pjesë në mbledhjen e Kryesisë e cila po mbahet në këtë momente.

Bedri Hamza shef i grupit parlamentar nga PDK , ka thëne se zonja Osmani ka bërë disa shkelje më të marr mandatin si Kryetare e Kuvendit.

“Tani oshtë koha që unë në emër të PDK-së të jemi në mbledhjen e Kryesisë por zonja Osmani e zgjedhur në një seancë e cila e thërret Kryesia dhe i kërkon që kryetarët e grupeve parlamentare përmes një mesazhi në VIBER pa rend dite  mbas orës 18:00. Kjo oshtë në kundërshtim në çdo procedurë.  Ne ju themi atë ditë se ka marrëveshje mes koalicionit dhe Listës Serbe por këta se pranuan. U pa kjo marrëveshje ekziston se përndryshe skish muajt mu zgjedh zonja Osmani. Ajo është zgjedhur në një procedurë të parregullt dhe e ka filluar keq. Veprimin e parë e ka be më fotografin e Presidentit të Kosovës”, tha ai.

Hamza tutje ka pasur edhe një mesazh për Osmanin.

Ai ka treguar se si do të kthehet PDK-ja në mbledhjet e Kryesisë .

“Ne kërkojmë që fotografia e Presidentit Thaçi të kthehet në vend dhe të na mundësohet edhe neve të marrim pjës në mbledhjen e Kryesisë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se në këtë momente kryesia e Kuvendit është mbledhur në një takim./arbresh.info/

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/628268818005050/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme