PDK ia sheh sherrin edhe Enver Hoxhajt, gjobitet me mijëra euro

12:44 | 8 Qershor 2017
arbresh.info

Me 3 mijë e 200 euro është gjobitur Partia Demokratike e Kosovës pasi që kandidatit për deputet, Enver Hoxhajt, i vendosur posteri në Kinemanë Lumbardhi në Prizren, shkruan arbresh.info.

Edhe javën e kaluar, koalicioni PDK-AAK-Nisma, ishte dënuar me 1200 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për shkak të një posteri të kandidatit për deputet, Bekim Haxhiu, i cili ishte vendosur në objektin e Degës së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, në Komoran kundër rregullave të fushatës zgjedhore.

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka bërë të ditur se për shkak të shkeljeve të rregullave zgjedhore, Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar deri më të tani jo më pak se 88 mijë e 500 euro.

Postimi i plotë i Muratit në Facebook:

Arrijnë në 88,500 Euro dënimet ndaj subjekteve politike për shkelje të rregullave të fushatës zgjedhore.

DnV sot ka pranuar edhe 26 vendime të reja nga PZAP lidhur me ankesat tona për vendosje të materialeve të subjekteve politike dhe të kandidatëve të tyre në hapësira publike, gjë që është e ndaluar me ligj.

Numri i ankesave të pranuara shkon në 44 gjithsej.

Ndër të tjera, përfshihet edhe vendimi për vendosjen e posterit në Kinemanë “Lumbardhi” në Prizren, institucion ky i kulturës. PZAP ka pranuar si të bazuar ankesën tonë dhe ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 3,200 Euro.

PZAP ka marrë si rrethanë lehtësuese tërheqjen e posterit nga subjekti politik brenda afatit të caktuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme