Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili foli për nivel të paparë të investimeve kapitale.
Me anë të një postimi në Facebook, ekonomisti i PDK-së publikoi një tjetër grafik nga ai i ministrit, shkruan Arbresh.info.
“Ta paraqitësh nivelin e investimeve kapitale të vitit 2023 si sukses historik është një manipulim i paskrupullt dhe tregon për nevojën dëshpëruese të kësaj qeverie për të gjetur ndonjë rezultat që mund t’ia shesin publikut si pozitiv. Fatkeqësisht për Kosovën, rezultate të vërteta pozitive nuk po mund të gjejnë, sepse nuk e kanë asnjë!”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Zarf i zi në shtëpi, çka po paralajmëron ‘Vëllai i Madh’?
Qytetarët e Kosovës mirëpresin fitoren e Donald Trump në SHB...
Goditi me thikë ish-partneren, arrestohet një 41-vjeçar në K...
“Lojë e pistë”, Rovena e prekur nga veprimi i Xhenetës
Vritet një 37-vjeçar në Gjilan
KAS i kundpërgjigjet FFK-së për vendimin mbi padinë e FC Pri...