PDK i përgjigjet pozitivisht ftesës së Thaçit

21:28 | 20 Korrik 2017
M. A.

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që përfundimisht të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi.

Këtë e ka konfirmuar për Zeri.info nënkryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi.

“Mund ta konfirmoj se ne si PDK do të marrim pjesë në takimin e thirrur nga Presidenti”, ka thënë ai.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi ka thirrur në takim të gjithë krerët e partive politike, për të diskutuar për datën e seancës konstituive.

Takimi është thirrur për të hënën, duke filluar nga ora 10:00

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme