PDK i bënë thirrje SHBA-së e BE-së ta ndalojnë Serbinë

10:48 | 22 Nëntor 2018
Arbresh.info

Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi ka thënë sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendi ku po diskutohet në lidhje me politikën e jashtme se në Dubai ka dështuar drejtësia duke u pamundëuar anëtarësimi i Kosovës në Interpol.

“Ky ishte nje dështim për drejtësinë në të gjthë botën, kjo është absurde, mirëpo ne që e njohim Serbinë mirë nuk cuditemi”, ka thënë Tha çi.

Ajo ka shtuar se PDK i bënë thirrje SHBA-së e BE-së që t’i kërkojnë Serbisë që t’i pezulloj të gjitha veprimet diplomatike të saj që po pengojnë Kosovën.

Sipas saj, Kosova duhet të bëjë analiza të thukta në lidhje me dështimin në Interpol dhe të përgatitet më mirë për aplikimin e ardhshëm./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme