Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i dha të drejtë kësaj partie për të pasur përfaqësuesin e saj të dytë në KQZ.
PDK, përmes një kumtese për media ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot vërtetoi të drejtën kushtetuese të Partisë Demokratike të Kosovës për të pasur edhe përfaqësuesin e saj të dytë në KQZ.
“Hedhja poshtë e kërkesës së Presidentes Osmani për gjoja interpretim nga Gjykata Kushtetuese, në një çështje që ishte plotësisht ligjore dhe kushtetuese, flet për anshmërinë politike që ka marrë Presidentja e vendit në përpjekje për të dëmtuar partitë opozitare. veprimi i saj i fundit për të mos emëruar përfaqësuesin e PDK-së dhe të një anëtari të subjektit politik VAKAT, ishte vetëm në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje për t’ia dhënë asaj anëtarin e tretë që ishte paraparë të emërohej një bashkëpartiake e Presidentes Osmani”, thuhet në reagimin e PDK-së.
Partia Demokratike e Kosovës fton Presidenten të mos tregohet e anshme që t’i përmbahet Kushtetutës së Kosovës duke emëruar përfaqësuesin e dytë të PDK-së në KQZ dhe anëtarin tjetër nga subjekti politik VAKAT.
Në nenin 139 të Kushtetutës së Kosovës është saktësuar qartë se si bëhet emërimi i anëtarëve nga radhët e grupeve parlamentare shqiptare. “Gjashtë anëtarë emërohen nga pjesëtarët e gjashtë grupeve më të mëdha parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, të cilat nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në ndarjen e vendeve të rezervuara. Nëse në Kuvend janë të përfaqësuara më pak grupe, grupi a grupet më të mëdha mund të emërojnë anëtarë shtesë”, thuhet në Kushtetutë.
Sjellja e anshme politike e Presidentes Osmani po e rrezikon demokracinë, pluralizimin politik dhe funksionimin e institucioneve të pavarura kushtetuese.
PDK ka shprehur shqetësimin me kohë se Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, përmes orvatjeve në Gjykatën Kushtetuese, po tentojnë t’ia mohojnë një të drejtë kushtetuese PDK-së, si partia e dytë më e madhe politike në vend./arbresh.info/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...