PDK fiton vetëm një komunë, në 7 të tjera shkon në balotazh

09:54 | 23 Tetor 2017
Arbresh.info

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka dalë aspak mirë në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën dje në Kosovë.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor me mbi 80 përqind të votave të numëruara, partia e Kadri Veselit ka fituar në raundin  e parë të votimit vetëm një komunë, atë Drenasit ku kandidat për kryetar është Ramiz Lladrovci i cili ka marrë deri tani 59. 34 % të votave.

Në balotazh Partia Demokratike do të shkojë në 7 komuna: Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Klinë, Malishevë, Shtime dhe Vushtrri.

Në Prizren kandidati nga kjo parti Shaqir Totaj i PDK-së i cili ka marrë rreth  29,66% do të përballet me Mytaher Haskukën e VV-së me rreth 22,43%.

Në Mitrovicë,  beteja do të zhvillohet mes Valdete Idrizit të PDK-së që ka arritur deri tani të marrë 29,56% dhe Agim Bahtirit nga AKR-ja me 27,10%

Në Ferizaj Agim Aliu i  PDK-së  ka marrë rreth 39,18%  ku do të përballet  me Muharrem Sfarqën e LDK-së i cili ka  marrë rreth 30,00% të votave.

Në Shtime PDK garon në raundin e dytë me Naim Ismajli  i cili ka marrë rreth 38,15% me kandidatin e pavarur Fatmir Rashitin i cili ka 27,93% të votave.

Në Vushtrri përballja do të jetë në mes  Ferit Idrizit nga PDK  me  33,51% dhe Xhafer Tahirit nga LDK me 25,71%,  ndërsa në Klinë në mes Sokol Bashotës së PDK-së me 36,80% dhe Zenun Elezaj të AAK-së 26,16% të votave.

Në Malishevë Mursel Gashi i PDK-së deri tani ka marrë  27,26% të votave, ku do të përballet me Ragip Begajn nga Nisma i cili ka rreth 40,67%.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme