Anëtari i kryesisë së PDK’së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media shprehu shqetësimin e kësaj partie për një fenomen siç tha ai famëkeq të quajtur “treni bullgar”, përmes të cilit bëhet manipulimi i votave, raporton arbresh.info.
Sipas Tahirit, shqetësues është një rast në Mitrovicë, ku sipas tij rreth orës 12:30 PDK, dega në Mitrovicë veç se ka denoncuar tendencën rreth organizimit të ashtuquajtur “Treni Bullgar”.
“Humbësit e këtyre zgjedhjeve të pashpresë dhe në pamundësi të arrijnë të marrin besimin e qytetarëve, po tentojnë që përmes këtij fenomeni famëkeq të quajtur “Treni bullgar” t’a përmbysin rezultatin. Janë evidentuar tashmë që mungojnë 7 fletëvotime në këto klasë gjatë këtij procesi zgjedhor dhe jemi të bindur që organet përgjegjëse janë duke u marr me këtë proces”, tha Tahiri.
Megjithatë, sipas tij deri më tash nga raportimet e degëve të PDK ka pasur një mbarëvajtje kryesisht të mirë të procesit zgjedhor.
Sipas tij këto pak parregullsi që kanë qenë, do të adresohen dhe disa prej tyre tashmë janë adresuar nga degët e PDK-së tek institucionet përgjegjëse.
Tahiri tha se rezultatet e zgjedhjeve të sotme do ta dëshmojnë PDK-në si partia më e madhe në vend dhe me numrin më të madh të kandidatëve që do të shkojnë në balotazh.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje dhe të voto0jnë atë që do t’i udhëheq për katër vitet e ardhshme./Arbresh.info/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...