Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar për shkarkimin e Rashit Qalaj nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës.
Sipas PDK, shkarkimi është arbitrar dhe tentativë për kapje të pushtetit përmes policisë, shkruan portali arbresh.info.
“Ky vendim cënon rëndë një ndër institucionet më të rëndësishëm të pavarura të shtetit. Policia e Kosovës ka dëshmuar sukses në përmbushjen e detyrave dhe ky shkarkim përbën një tentativë për kapje të shtetit. Një veprim i tillë është gjithashtu inkurajim ndaj krimit të organizuar i cili është goditur me përkushtim dhe efikasitet prej drejtorit Qalaj, duke arritur rezultate shumë të larta në përpjekjet për të vendosur rend dhe ligj në vend”, thuhet në komunikatë.
Tutje partia që dikur ishte në pushtet e ka lidhur shkarkimin me arrestimin e kryetarit të Istogut, Haki Rugova që është pikërisht nga radhët e partisë në pushtet.
“Fakti që ky shkarkim po bëhet kur ende nuk është mbushur një javë nga arrestimi i nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, lë të kuptohet se është një akt hakmarrës ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit. Momenti dhe metoda e shkarkimit dëshmon se ky veprim është mesazh i qartë kërcënues për policët, hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit – të cilët guxojnë të merren me veprat penale të LDK-së”, thuhet tutje.
Në fund Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje zyrtarëve të lartë të partisë në pushtet, Lidhjes Demokratike Kosovës, që të distancohet nga kësilloj veprimesh abuzive që duket se janë spastrime politike dhe përbëjnë një precedent të rrezikshëm për mirëfunksionimin e institucioneve të rëndësisë së veçantë sikurse është policia. Po ashtu nëpërmjet kësaj komunikate, PDK-ja bën thirrje që drejtori Qalaj të kthehet në krye të institucionit sa më shpejt dhe që policia të lihet e qetë pa ndërhyrje politike në ushtrimin e detyrës së saj fisnike. /arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...