Ka një kohë të gjatë që partitë opozitare në Kosovë po synojnë të nisin një mocion për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Një nismë e para disa muajve, kishte dështuar, ndërkohë që ajo është aktualizuar sërish këto dy javët e fundit. Ditë më parë krerët e partive opozitare kanë nisur takimet për të diskutuar rreth rikthimit të mocionit të mosbesimit në Kuvend.
Por, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se nisma për mocion për rrëzimin e qeverisë, është një refren i vjetër i opozitës.
Sipas tij, ka rreth një vit që LDK, VV dhe PSD flasin për një mocion për rrëzimin e qeverisë dhe nuk kanë as guxim e as kurajë për të bërë një gjë të tillë.
“Sikur ta kishin vërtetë seriozisht tashmë do të inicionin mocionin, sepse ligjërisht e kanë të mundshme, i kanë numrat e mjaftueshëm për të iniciuar një procedurë të tillë, por vetë fakti që ata nuk e kanë bërë këtë çështje konkrete e flasin pothuajse çdo apo çdo javë, tregon se kjo është më shumë një tentim për zhvendosje të vëmendjes nga problemet e tyre të brendshme tek një çështje tjetër, e cila realisht nuk do të konkretizohet”, thotë Krasniqi.
Edhe Bilall Sherifi, shef i Grupit Parlamentar të Nismës Social Demokrate, tha për Radion Evropa e Lirë se mocioni në fjalë është vetëm një nga veprimet më të zakonshme të opozitës.
Sherifi tha se lirisht partitë opozitare le të provojnë të ngrenë mocion nëse i kanë numrat.
“Nganjëherë është mirë të bëjnë edhe si ushtrime demokratike të mocionit, pa marrë parasysh se cili mund të jetë rezultati në fund. Por, ajo që aktualisht mund të them është që nuk kam bindjen që janë votat për të rrëzuar qeverinë, por kjo nuk duhet të dekurajojë opozitën dhe të mos ngritë fare mocion mos-besimi ndaj qeverisë”, tha Sherifi.
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas